Pensionistët kanë pasur mundësi sërish këtë të shtunë të lëvizin lirisht brenda një fashe orare të përcaktuar vetëm për ta. Edhe pse ditë me shi, ata shfrytëzuan fashën orare deri në 10.00, për të lëvizur por gjithmonë duke zbatuar disa masa në kuadër të ruajtjes së distancës sociale.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, ku deri në orën 10:00 lejohen të qarkullojnë vetëm pensionistë. Ata kanë treguar gjatë ditës së sotme një model qytetarie në zbatimin e masave. Dy ditë më parë, Rama komunikoi vendimin se të shtunën, 2 maj dhe të dielën, 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00, ndërsa gjithë të tjerët duhet të jenë në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
Ndërkohë për të dyja këto ditë, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç lejohet të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.