Shqipëria është renditur ndër vendet e para në Europë për konsumimin e frutave gjatë 1 viti.
Në një raport të fundit nga Organizata për Ushqimet dhe Agrikulturën me qendër në Romë, Shqipëria konsumon mbi 150 kg fruta për frymë gjatë gjithë vitit.
Një hartë e publikuar në “Twitter” tregon nivelin e konsumimit të frutave nga çdo vend i Europës. Sipas hartës vendet që konsumojnë një numër të lartë frutash së bashku me Shqipërinë janë, Greqia, Italia dhe Portugalia. Këto të fundit renditen në grupin që konsumon fruta, 100-149 kg për frymë.