Mjeku i njohur Tritan Kalo nëpërmjet një shënimi të tij në facebook ka përcjellë një tjetër mesazh për të gjithë qytetarët: “Vijimësia është e sigurtë”.Teksa kujton ish-studentët, me të cilët sot janë kolegë në përballimin e COVID-19, mjeku Kalo thotë se “sot ata marin mbi supe përgjegjësi të rënda për tu bartur nga gjithkush dhe me guxim, këmbëngulje, profesionalizëm e në bashkëpunim me të gjithë stafin tjetër spitalor, mundet t’ua dalin mbanë atyre”.
Mjeku Kalo shprehet i bindur se personeli shëndetësor është aty “çdo çast për tu përballuar dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Kurdoherë ecurija e mbarë e një sektori të Shëndetësisë Publike, mvaret shumë nga sigurimi i vijimësisë së punës nga një brez në tjetrin”.
Mesazhi i plotë:
VIJIMËSIA është mjaft e sigurtë.Kënaqësija dhe Krenarija e një DIJEDHËNËSI, janë dy ndjesi të cilat e plotësojnë njëra tjetrën sidomos kur sheh shpresëplotë, se ish studentët e tij sot performojnë me mjaft sukses si brënda dhe jashtë vendit.ATA/ATO marin sot mbi supe përgjegjësi të rënda për tu bartur nga gjithkush dhe me guxim, këmbëngulje, profesionalizëm e në bashkëpunim me të gjithë stafin tjetër spitalor, mundet t’ua dalin mbanë atyre.Së bashku me Dr. Najada Çomon tashmë jo në pozicionin e studentes, POR në pozicionin e Shefes së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, jemi aty çdo çast për tu përballuar dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Covid19.Kurdoherë ecurija e mbarë e një sektori të Shëndetësisë Publike, mvaret shumë nga sigurimi i vijimësisë së punës nga një brez në tjetrin.