Ndihma për të gjithë familjet në nevojë në këto ditë izolimi prej përhapjes së COVID-19 vazhdon në të gjithë vendin.
Kryeministri Rama ka publikuar ndihmat e dhëna ditën e sotme tek familjet dhe pensionistët e vetmuar në këto ditë të vështira. Ai është shprehur se ndihma do të vazhdojë pa ndërprerje deri në fund ëtë kësaj lufte me korona virusin.
“Ndihma vazhdon, si çdo ditë pa ndërprerje në çdo kënd të Shqipërisë.Ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera për familje e pensionistë të vetmuar.Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luf tës”, ka shkruar Rama.