Me 21 vjetorin e fillimit të nisjes së misionit të NATO-s, në Kosovë, një djalë nga Kosova, Shpend Lila, i ka shkruar në “Twitter” ministrit të Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, në një fotografi ku Lila shprehej se ishte ai.Lila, i kërkoi ministrit që ta gjente ushtarin që kishin dalë 21 vite më parë në atë foto.

“I dashur Ministër, kjo është një fotografi e imja me një ushtar italian në vitin 1999. Ju lutem, më ndihmoni ta gjeni atë që të mund ta ribëjmë këtë foto në Gjakovë, Kosovë. Do të ishte e mrekullueshme”.-shkroi Lila.

Por, papritur ka ardhur edhe përgjigja e Ministrit, i cili e kishte gjetur ushtarin.“I dashur Shpend, kemi një lajm të mirë për ju. E kemi gjetur ushtarin në foton tuaj. Ju lutemi, na dërgoni kontaktet tuaja privatisht, në mënyrë që ai të kontaktojë me ju”.-shkroi ministri italian.