Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe të Rinëdrtimit Arben Ahmetaj se Shqipëria shënoi sukses dje në daljen në tregjet ndërkombëtare sa i përket eurobondit.
“Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak. Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme. Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori” tha ai.