Maska po, apo maska jo? Studimi më i fundit në SHBA i bën të gjithë të heshtin.Pasi ka kryer disa dhjetra hulumtime, kryesisht mbi situatën në Itali, në studim thuhet se falë përdorimit të pajisjeve mbrojtëse personale, si maskat në Itali, infeksionet janë ulur deri në 78 mijë njësiStudimi i kryer nga një ekip i shkencëtarëve amerikanë duket se ka sqaruar një herë e përgjithmonë rolin qendror të luajtur nga maskat në luftën kundër Covid-19, duke mohuar deklaratat e të gjithë atyre që muajt e fundit kishin deklaruar se ato janë të panevojshme.
Pas shfaqjes së koronavirusit, është diskutuar shumë për masat më të mira mbrojtëse që duhen zbatuar për të shmangur përhapjen e sëmundjes sa më shumë që të jetë e mundur. Disa arritën deri aty sa edhe për qëllime politike morën anën e kundër maskave, duke pretenduar se ato ishin të padobishme, nëse jo të dëmshme, kur përdoren nga subjekte të shëndetshme.Sipas studimit të botuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Science of the United State of America”, e njohur më shumë si “Pnas”, përdorimi i maskave ka zvogëluar ndjeshëm përhapjen e infeksioneve, duke kursyer kështu shumë jetë.
“Kjo masë e thejshtë mbrojtëse ul ndjeshëm numrin e infeksioneve. Masat e tjera parandaluese, të tilla si distanca sociale, e zbatuar edhe në Shtetet e Bashkuara, nuk janë të mjaftueshme në vetvete për të mbrojtur popullsinë,” shpjegojnë ekspertët që morën pjesë në studim.
Shkencëtarët më pas bëjnë një krahasim midis situatave të ndryshme që në Wuhan, Itali dhe New York.”Duke analizuar trendin dhe masat parandaluese të aplikuara në Wuhan, Kinë, Itali dhe Nju Jork nga 23 janar deri më 9 maj 2020, ne mund të shohim se efektet e masave zbutëse janë të dallueshme dhe maskat në vetvete janë përcaktuese në modelimin e tendencave pandemike në tre epiqendrat.”
“Kjo masë e vetme mbrojtëse ka ulur numrin e infeksioneve me mbi 78 mijë njësi në Itali nga 6 prilli deri më 9 maj, dhe me mbi 66 mijë në New York nga 17 prilli deri më 9 maj”, raportojnë studiuesit.” Mbajtja e maskës në vendet publike është mënyra më efektive për të parandaluar transmetimin ndër-njerëzor”, vazhdojnë ekspertët. “Kjo praktikë ekonomike, e kombinuar me distancimin shoqëror, karantinën dhe gjurmimin e kontaktit, është mënyra më e mirë për të ndaluar pandeminë e shkaktuar nga Covid-19”, shtojnë ata.