Nga Ilirjan Blloshmi/

Lexova atë rregulloren që ka bërë Basha.

Mjafton vetem kjo pika këtu poshtë, për të kuptuar se Basha do i bëjë përsëri me kunatin listat.

Konkretisht, pika “ç” thotë: “Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile, përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve, përfaqësues të diasporës, përfaqësues të sipërmarrjes, personalitete politike me kontribut të gjatë në parti”

Që ta bëjmë me të thjeshtë: 20% të listës e zgjedh Basha dhe Kryesia, pjesën tjeter e zgjedh anëtarësia.

P.sh: Në Elbasan ka 14 kandidate për deputetë, 20%-çi i 14-ës, është afërsisht 3.

Pra nga 14 kandidatë, 3 do i zgjedhjë Basha. Normalisht PD-ja mund te fitojë 4 deputetë në Elbasan.

Pra nga 4 deputetë, 3 do jenë ata që ka propozuar Basha. Që sigurisht do jenë në krye të listës.

E zeme se Basha dhe Kryesia do prozojë për kandidat Edmond Spahon, Endri Hasen, Luciano Bocin.

Te tre këta do futen në krye të listës. Pra do shpallen fitues.

A nuk ishin po këta emra, kur Basha e bëri vete listen në 2017?

Gjithë zhurma e bërë nga Basha dhe PD këto ditë, është pesë pa hiç. Është një gënjeshtër e pastër.