Me rritjen e rasteve të Covid-19 në vendin tone, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar qytetarët se më e keqja nga koronavirusi nuk do të vijë vetëm nëse tregohet kujdes në përditshmëri nga të gjithë. Sipas Manastirliut, të gjithë qytetarët duhet të ruajnë distancën 1.5 metër, të mbajnë maskë, të lajnë duart shpesh dhe të dezinfektojnë ambientet.

“Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!Respektoni Rregullat.Ruani distancën 1.5 metër.Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca.Lani shpesh duart.Dezinfektoni ambientet.Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!.Ruani Shëndetin”– shkruan Manastirliu teksa poston në rrjetet sociale një video ndërgjegjësuese.