Aktualiteti politik në Kosovë nuk është aspak i qetë, që pas krijimit të Qeverisë së re atje. Ditën e sotme kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar të shkarkimin e Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares së LDK-së.Përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Mustafa ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit.
Ai është shprehur në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.Më tej Mustafa e shprehu publikisht kundërshtimin e koalicionit aktual, i cili përbën Qeverinë Hoti.Mustafa thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.