Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj nëpërmjet një video- mesazhi ka bërë me dije se tashmë është alokuar fondi nga buxheti i shtetit për rimbursimi i penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë jashtë shtetit prej thyerjes së afateve të qëndrimit. Denaj thotë se brenda qershorit rimbursohen të gjithë aplikuesit teksa në rast se nuk merret qytetarët të ankohen tek Tatimet. ”Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursimin e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si thyerje e afateve të qëndrimit jashtë vendit për periudhën 10 mars- 1 qershor.

Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankesat tek tatimet.gov.al.”- tha Denaj.