Nga Mero Baze/
Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike dhe ka shpallur nisjen e garës brendapartiake, për kanddatët për deputetë të Partisë Demokratike dhe kandidatët për kryebashkiakë.Dukej se ishte i interesuar të ngjante, sikur kishte nisur puna pas reformës zgjedhore.Garat paraeleminatore brenda partisë, janë një nisëm serioze dhe është e rrezikshme ti përdorësh vetëm për të prodhuar një lajm, që të harrohet lajmi i mëparshëm.Në vitin 2000, kur PD ishte në pikën më të ulët të saj, Berisha aplikoi garën paraeleminatore për kandidatët për kryetarë komunash dhe bashkish, përmes udhëzimeve politike. Për shkak të mungesës së kulturës demokratike brenda partisë, “gara” prodhoi grupe rivale dhe në zgjedhje PD shkoi më e përçarë se kurrë, duke shënuar rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet lokale. Biles pasojat e asaj ndarje që u krijuan vazhduan deri vonë.
Edhe kur Lulzim Basha, bëri sikur po bënte garë me Sokol Olldashin në vitin 2013, pa asnjë rregull dhe garanci, sërisht ideja që po garohej, ndezi gjakrat dhe pas 7 vitesh Basha po e vuan ende ndarjen me mbështetësit e Olldashit , gati gati si ndarje ideologjike.Prandaj nxitimi i Bashës për të krijuar pritshmëri të tilla, vetëm e vetëm që njerëzit të harrojnë çfarë bëri me reformën zgjedhore, janë të rrezikshme në shumë aspekte.Një lider që është bërë besnik i listave të mbyllura dhe mos prekjes së sistemit zgjedhor, pra një lider që nuk e lejon popullin të zgjedh njerëzit e tij, e ka pak të vështirë të bëj sikur lejon demokratët të zgjedhin kandidatët e tij.
Që demorkacia e brendëshme të kompesoj mungesën e listave të hapura, duhet që Partia Demokratike apo kushdo tjetër, që këkron ta aplikoj zgjedhjen paraprake të kandidatëve brenda partisë, duhet të kenë traditë demokratike të konsoliduar dhe traditë të njohjes rezultatit për tu bahskuar për garën e madhe. PD është partia simbol e mungesës së demorkacisë, mungesës së garës dhe ,umngesës ssë njohjes së humbjeve. Përpjekja e Bashës, për ti gënjyer se do ta kompesojë mungesën e listave të hapura, me hapjen e garës brenda partisë, vetëm sa do rris pritshmëritë për ndarje të reja brenda PD. Atë inat që mund t’ia nxirnin Edi Ramës në zgjedhje, do t’ia nxjerrin Lul Bashës në zgjedhjet brenda partisë.
Por më e keqja është se dhe kjo nuk do të ndodhi dhe do ti rritet dhe më kostoja e kësaj shakaje.Po kaq e rrezikshme është pritshmëria që u krijon të vetëve duke i gënjyer se do ketë zgjedhje lokale në Tetor. Zgjedhjet lokale, janë zgjedhje që zhvillohen një herë në katër vjet. Nuk ka zgjedhje lokale të parakohshme, përveçse zgjedhje lokale të pjesëshme, aty ku mungojnë kryetarët, si në Shkodër, Vorë, Durrës Rrogozhinë etj. Por dhe ato me sa duket nuk ka dëshirë tua bëj Ilir Meta. Gënjeshtrat se do ketë zgjedhje lokale të reja, duke e lënë të kuptohet duke “bërë gati” kandidatët , është një mënyrë për tu dhënë një lodër në duar demokratëve, që të zbaviten dhe të pushojnë së qari, për marrëveshjen zpër të mos pasur reformë zgjedhore dhe për të mbrojtur sistemin e vjetër.
Nevoja për ta harruar “suksesin” e marrëveshjes zgjedhore duket se e ka shtyrë Lulzim Bashën të krijojë pritshëmri të tjera, për tu krijuar idenë se tani jemi afër pushtetit.Atë që nuk ua dha dot me ndryshim sistemi zgjedhor, ua premton se do tua jap me zgjedhje brenda partisë, kurse atë që ua hoqi nga dart më 30 Qerhsor u premton se do tua jap në Tetor.E kuptoj që është në hall e duhet të gënjej pas marrevshjes, për të ruajtur sistemin e vjetër, por në këtë rast, gënjeshtrat e tij për të haruar marrëveshjen, bëjnë më shumë dëm, se vet marrveshja. Eshtë si thotë populli “të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë”. (Tema)