Ambasadori gjerman Peter Zingraf përmes një video paraqiti përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së dhe foli mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë. Në video teksa foli për sfidat që e presin Shqipërinë për intergimin në BE, ambasadori tha se gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Gjermania do të jetë krah Shqipërisë me fjalë dhe vepra. “Sot, më 1 korrik, Gjermania merr përsipër për një periudhë 6 mujore kryesinë e radhës së Këshillit Evropian. Në rolin e motorrit dhe moderatorit ne dëshirojmë, që të bashku me institucionet evropiane dhe shtetet e tjera anëtare të forcojmë Evropën e ta çojmë përpara atë. Temë qendore e presidencës sonë duhet të jetë përballimi i krizës së virusit Corona.

Kancelarja Federale ka thënë se kjo krizë është sfida më e madhe e Evropës që prej fillimit të historisë së saj. Objektivi ynë në këtë kontektst duhet të jetë për ta nxjerrë Evropën prej kësaj krize më të pavarur dhe solidare. Vetëm duke vepruar bashkarisht në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur do mund të mpakim pasojat sociale dhe ekonomike të krizës. Pikërisht në këtë kohë të vështirë Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar. Një Bashkim Evropian i fortë është në interes të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

BE dhe shtetet e tij anëtarë e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës, ndër të tjera përmes dërgimit masiv të instrumentave mjekësore ndihmëse apo përmes mbështejtes së grupeve vulnerable. Por ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë dhe rajonin edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjes së pasojave ekomonike dhe sociale”, tha ndër të tjera Zingraf. Më poshtë do të shikoni fjalën e plotë të ambasadorit gjerman Peter Zingraf. (TemA)