Interi ia doli të fitonte 2-1 kundër Juventusit në miqësoren e zhvilluar mesditën e kësaj të shtune me orën në Shqipëri. Të dyja klubet ndodhen në turneun veror në Australi dhe ‘Derbi i Italisë’ foli për zikaltërit.

Skuadra e trajnerit Cristian Chivu është kampione në fuqi e Serie A dhe Kupës së Italisë, teksa vinte nga miqësorja e barazuar 1-1 kundër Milanit tre ditë më parë. Nga ana tjetër ‘Zonja e Vjetër’ po tre ditë më parë fitoi 1-0 kundër Chelseat me golin e Edon Zhegrovës.

Pikërisht sulmuesi i Kosovës ishte titullar në ndeshjen e sotme, por pa mundur të gjente kuadratin edhe pse në pjesën e parë tentoi në një moment nga jashtë zone.

Golat e ndeshjes për Interin u shënuan nga Dimarco në minutën e 20-të dhe Andy Diouf në minutën e 62-të. Pesë minuta përpara fundit Conceicao shkurtoi shifrat për 2-1, teksa më pas ‘Zonja e Vjetër’ kishte edhe një mundësi të mirë shënimi, por pa mundur të konkretizonte me Alajbegovic.