Botimi amerikan i revistës “The Week” e ka renditur Shqipërinë në mesin e shtatë destinacioneve në botë, ku mund të bëhen pushimet e ëndrrave me më pak shpenzime, ku ushqimi, atraksionet dhe akomodimi i përballueshëm mund të gjenden pothuajse kudo.
Sipas artikullit një pushim i mrekullueshëm nuk duhet domosdoshmërisht që të kushtojë shumë.
Shqipëria qëndron në krye të listës së “The Week”, ndërsa bregdeti është atraksioni kryesor i vendit, ku Saranda, Vlora dhe Himara njihen për peizazhet mahnitëse.
Në artikull evidentohet se dashamirësit e ecjeve në natyrë mund të eksplorojnë disa nga shtigjet e Alpeve Shqiptare, si shtegu i njohur i Syrit të Kaltër, që kalon përmes një terreni të thyer malor.
Ndërsa për ata që kërkojnë një përvojë më kozmopolite revista u sugjeron të vizitojnë kryeqytetin, Tiranën, të cilën Lonely Planet e përshkruan si një vorbull të gjallë trafiku, konsumizmi dhe argëtimi të shfrenuar.
Pas Shqipërisë, “The Week” rendit si opsione për të udhëtuar pa shpenzuar shumë, Republikën Domenikane, Estoninë, Kenian, Malajzinë, Poloninë dhe Vietnamin.










