Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e mbajtur sonte rreth intervistimit të tij nga Gjykata Speciale për aktakuzën ndaj tij, ka thënë se për shkaqe etike e ligjore nuk mund të japë shumë detaje, por gjithsesi tha se ka vendosur të ndajë me opinionin disa gjëra.“Tri gjëra dua t’ju them duke kërkuar mirëkuptimin tuaj njerëzor që të mos hyj në detaje të këtyre ballafaqimeve”, ka thënë Thaçi. Presidenti ka thënë se ky proces i Specialës është në vazhdën e akuzave për 21 vjet për lu ftëtarët e lirisë.
“Ky proces i radhës është në vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpi fjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet. Por, ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik. Këto përbuzje etnike, maltretimi i shqiptarëve qysh në barkun e nënës, sjelljet gjenocidale kundër popullit me të drejtë historike mbi këtë tokë, represioni i kulmuar me spastrim etnik deri në përmasat gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, që kurrë më nuk do të mund të rikthehet”, ka thënë Thaçi.
Thaçi tha se pati fatin dhe nderin që të ketë rol në lu ftën drejt pavarësisë së Kosovës.
“Unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në lu ftën dhe në rrugën e pavarësisë e të shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot edhe më i bindur, edhe më i vendosur sesa përpara këtij ballafaqimi për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica personale për ta çuar deri në fund zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime të shkaktuara nga akuzat kundër meje dhe kundër lu ftës sonë të përbashkët me SHBA-në, me NATO-n, me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet mike të tjera, për çlirimin e popullit të Kosovës nga diktatura fashiste e Sllobodan Millosheviqit dhe e shtetit të Serbisë”, tha ai.