Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në twitter thotë se sot në orën 13:00 do të bëjë me dije qëndrimin e PS për reformën zgjedhore për përmbylljen e saj brenda këtij sesioni parlamentar.

Rama në Twitter

SOT NË 13.00 QËNDRIMI I PS PËR PËRMBYLLJEN E PROCESIT TË REFORMËS ZGJEDHORE NË PARLAMENT BRENDA KËTIJ SESIONI TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË.

***

Jo më larg se dje në emër të shumicës qeverisëse, Taulant Balla kërkesave për ndryshime kushtetuese të opozitës së re u bëri një ofertë konkrete.

Oferta e Taulant Ballës prodhoi një reagim të menjëhershëm të PD-së. “Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë,” deklaroi selia blu.

Situata me largimin e opozitës nga parlamenti dje dhe reagimi me tone të forta shqetësimi nga PD-ja, detyrojë Socialistët të mbledhin grupin parlamentar dhe dalë me një qëndrim në formën e garancisë për opozitën e zotit Basha.

“Ne i qëndrojmë vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën nënshkruar më parë. Në datën 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes”, tha grupi parlamentar socialist.