Një episod kurioz është verifikuar në fund të ndeshjes Barcelona-Napoli. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Cakir, futbollistët e dy skuadrave janë përshëndetur, por Lionel Messi ka vendosur të shmangë dikë. Pleshti, pasi i ka shtrënguar dorën të gjithëve, është kapur duke refuzuar përshëndetjen me arbitrin e ndeshjes. Argjentinasi ka shënuar golin e 2-0 që i hapur rrugën skuadrës së tij dhe pak më pas ka realizuar edhe golin e 3-0. Gol që është anuluar nga arbitri për një prekje të topit dorë.

Duket se Leo ka vendosur të “hakmerret” duke mos i dhënë dorën. Telekamerat e kanë kapur teksa i tundte gishtin në shenjë mohuese arbitrit turk.