Neymar thotë se është në formën e tij më të mirë që nga mbërritja te PSG, gati të luftojë për lavdi në Champions. Klubi parizien e mori sulmuesin për një tarifë rekord botëror 222 milionë € në verën e vitit 2017, një transferim që ridizajnoi peisazhin europian të futbollit. Ndërkombëtari brazilian e quajti jashtëzakonisht të suksesshme eksperiencën 4-vjeçare te Barcelona, por preferoi një sfidë të re në Francë, me synimin për të rritur shanset e tij për të fituar “Topin e Artë”.

Sidoqoftë, nuk ka qenë në gjendje të arrijë në të njëjtat lartësi në “Parc des Princes”, siç bëri në “Camp Nou”. Ai ka shënuar 70 gola ​​në 82 ndeshje për skuadrën e Thomas Tuchel. Një seri dëmtimesh të rënda e kanë penguar përparimin e Neymar te PSG. Ai shpesh e ka gjetur veten në titujt e mediave të mëdha për sjelljen larg fushës së blertë sesa madhështinë brenda saj. Sidoqoftë, pasi nuk arriti të rikthehet te Barça verën e kaluar, 28-vjeçari ka rifituar formën e tij më të mirë, duke i heshtur kritikët e tij.

Performancat dinamike të sulmuesit e kanë ndihmuar PSG të fitojë “tripletën” vendase dhe një vend në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku një përballje e madhe kundër Atalantës e pret të mërkurën e ardhshme. Neymar është i vendosur ta ndihmojë klubin të fitojë një trofe të madh. “Gjatë këtyre tri viteve kam marrë shumë njohuri, – tha Neymar për faqen zyrtare të PSG. – Unë kam jetuar nëpër momente të lumtura dhe të vështira, veçanërisht kur dëmtimet nuk më lejuan të luaja.

Me ndihmën e shokëve të skuadrës kam qenë në gjendje t’i kapërcej problemet dhe të përqendrohem në ato që kanë vërtet rëndësi, shfaqjet tona në fushë, që përkthehen në tituj. Tifozët, klubi dhe të gjithë mbështetësit mund ta shohin egon tonë në çdo ndeshje. Unë jam në formën më të mirë që kur kam arritur në Paris. Në ekip jemi si një familje. Nuk fshihemi, duam ta fitojmë Champions-in. Ne do të luftojmë për këtë, sepse nuk kemi qenë kurrë kaq afër”.