Juventusi dhe Paulo Dybala janë shumë afër të bien në ujdi për kushtet e marrëveshjes së re, e cila do ta mbante argjentinasin në Torino deri më 2025. Dybala, i cili dje u shpall lojtari më i mirë i sezonit 2019/20 në Serie A, ka kohë që është në bisedime për ta vazhduar qëndrimin në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediave italiane, Juventusi do ta bëjë të ditur marrëveshjen e re me 26-vjeçarin së shpejti. Dybala është momentalisht duke u riaftësuar nga një lëndim në kofshe të cilin e pësoi në ditën që Juventusi e siguroi titullin në nëntë radhazi në Serie A me fitore kundër Sampdorias muajin e kaluar.
Ai shpreson se do të rikthehet në kohë për ndeshjen e së premtes kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve. Në marrëveshjen e re pesëvjeçare, Dybala do të ketë pagë më të lartë seç merr momentalisht tek bardhezinjtë.