Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur prishjen e dy pallateve pesë katësh në Hamallaj, Durrës. Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Njëkohësisht, IKMT vazhdon të prishë të tjera objekte të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të rrezikshme, në Shijak, në Durrës, në Ishëm, ku vetëm gjatë kësaj jave, janë prishur respektivisht:
Një pallat pesë katësh dhe dy shtesa pallatesh pesë dhe dy kateshe në Shijak;
një pallat pesë katësh në Durrës, një pallat tre katësh në Ishëm.Prej fillimit të punës për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti për të nisur ndërtimin e godinave të reja, IKMT ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme. Nuk është shënuar asnjë incident, apo mosmarrëveshje me banorët.