Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 9049 raste nga 37865 persona të dyshimtë në virusin COVID 19, me gjithsej 256 raste të vd ekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3804.
IKSHPK apelon qytetarët, bizneset, gastronominë, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.