Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Alketa Tandili, e cila bën thirrje për ruajtjen e masave.Në një video-mesazh, Tandili shprehet se misioni i mjekut në këtë kohë është më fisnik se më parë dhe u dërgon një thirrje të gjithë qytetarëve që të vendosim maska, pasi ruajnë veten dhe të tjerë. “Në këtë kohë pandemie, misioni ynë është edhe më fisnik dhe të gjithë jemi mjekë. Ju lutem, mbani maskën për të ruajtur veten, fëmijët, familjarët, të dashurit tuaj“, është ky mesazhi i Dr. Alketa Tandili.

Ndërkohë Manastirliu kërkon nga të gjithë që të respektojnë masat dhe të japin kontributin e tyre për të frenuar përhahpjen e COVID-19. “#RespektoRregullat↔️ Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit#COVID19”, shton ministrja.