Vjen, nuk vjen, vjen, nuk vjen, një telenovelë që po vazhdon me ditë të tëra tashmë. Dhe Lazio po fillon të lodhet, ende pa mundur të gjejë një marrëveshje përfundimtare me Fenerbahçe për Vedat Muriqi, sulmuesin e kombëtares kosovare. Me rrezikun që Fiorentina t’ia rrëmëbejë nga duart objektivin kryesor të merkatos. Sipas Corriere dello Sport, vjollcët kanë ta joshin sulmuesin kosovar, për të cilin Lazio nuk e ka ndarë ende mendjen për të dhënë 20 milionët e kërkuara nga turqit. Po si e ka marrë presidenti Lotito tërë këtë histori? Shumë keq, me sa duket. Negociatat vazhdojnë, edhe pse të hidhura për momentin, midis shumë vështirësive, –shkruan gazeta italiane. Fiorentina, gjithashtu, u përpoq t’i bashkohej ankandit. Lotito, pasi mësoi për faktin, duket se telefonoi mjaft i irrituar Joe Barone, menaxherin e vjollcëve, për t’i kërkuar që të hiqej mënjanë në këtë rast.
Një duel që vijon, me Fenerbahçen e patundur në kërkesat e saj. Klubi turk, në fakt, dukej i gatshëm të pranonte propozimin prej 16 milionë eurosh të Lazio, por interesime të tjera për kosovarin kanë bërë që t’i rrisë kërkesat në 20 milionë euro. Lazio, natyrisht, ende shpreson se mund t’ia japë Muriqin trajnerit Inzaghi në ditët e ardhshme, ose më së shumti në javët në vazhdim. Sigurisht, para 5 tetorit, afatit të fundit të merkatos verore. Fiorentina, gjithashtu, mbetet një opsion për klubin turk.