Kryeministri Edi Rama e nis mëngjesin e së dielës me një lajm të mirë, ku bën me dije se në zonën e rilindur historike të Vlorës, së shpejti do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve. Ky muze pritet që të jetë një atraksion turistik i veçantë, sakaq kryeministri ka njoftuar se do të hapet rruga për një konkurs ndërkombëtar për projektin.
“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.