Një grup vizitorësh francezë dhe spanjollë vizituan sot Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik të Beratit. Muaji gusht shënon një rritje të numrit të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun e Ikonografisë Onufri dhe muzeun Etnografik të Beratit.
Sipas të dhënave, nga data 1 deri në 16 gusht vihet re një rritje e numrit të vizitorëve në krahasim me muajt paraardhës, qershor e korrik. Po ashtu, përveç vizitorëve vendas që përbëjnë 49% të gjithë vizitorëve, vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, bjellorusë, çekë, ukrainas dhe francezë.