Në Malin e Zi sot po zhvillohen Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare, në të cilat garojnë edhe dy koalicione të partive shqiptare.
Më i madhi është ai me 5 parti (Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Lëvizja Qytetare Perspektiva), të cilat nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët të kandidatëve.Kjo është hera e parë qe shqiptarët janë të unifikuar në dy koalicione dhe optimizmi se ata mund të përfaqësohen në parlamentin e Malit të Zi me të paktën dy deputetë është i madh, edhe pse synimi fillestar ishte që të gjithë shqiptarët të përfaqësoheshin me një listë të vetme.
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita pro serbe Fronti Demokratik, kërkon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Dhe teksa këta të fundit akuzojnë rivalët e tyre për korrupsion dhe krim, partia e presidentit Gjukanoviç, të cilën sondazhet e nxjerrin fituese, mund ta ketë të vështirë e vetme të formojë shumicën qeverisëse. Në këto kushte, vota e shqiptarëve konsiderohet me rëndësi në përcaktimin e fituesit.
Atmosfera në Malin e Zi nuk mund të thuhen se është totalisht e qetë dhe paqësore.
Dita e sotme e votimit vjen gjatë një viti trazirash politike për shkak të ligjit për fenë i miratuar në fund të vitit 2019 dhe që lejon shtetin të sekuestrojë disa pasuri fetare nëse pronësia historike e tyre nuk mund të provohet.
Megjithatë ai ende nuk është zbatuar, për shkak të protestave që vazhdojnë prej disa muajsh dhe drejtohen nga Kisha Ortodokse Serbe dhe e mbështetur nga një aleancë e partive pro-serbe.
Edhe të enjten mijëra njerëz protestuan sërish për Ligjin, duke shkelur masën e ndalimit të grumbullimit në rrugët publike për të luffrenuar përhapjen e pandemisë.