Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë në rrjetet sociale fotos e së ëmës, me bluzën e bardhë në frontin e parë të betejës kundër koronavirusit. Osmani bën apel për repspektimin e masave, që të shpëtohen jetë. “Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, shkruan Vjosa Osmani.