Nga Genc Demiraj/
U bë kohë në fakt që e shtuna dhe e diela , në këto muaj të nxehtë, është bërë jo pak por shumë stresuese për ne vlonjatët!Rrugët e tej ngarkuara na kanë bërë që plazhin dhe detin ti lëmë mënjanë për fundjavë! Është e pamundur të mos stresohesh , që orë të tëra ti kalosh në trafikun e rënduar dhe mandej me po kaq stres të durosh gjetjen e ndonjë metër hapsire të lirë nga uzurpatorët e plazheve, për parkime, për shezllona apo ndonjë vend për çadër! E pa mundur! Kështu që më mirë ne vlonjatët, ti rrimë larg kësaj peripecie të të shtunave e të dielave të çmendura !Ua morrën Vlorën o vlonjatë! Na ironizonte sot me shaka , një kolegia jonë gazetare nëpërmjet chat-it në fb, pas stresit që edhe ajo po kalonte nëpër rrugët, parkingjet e plazhet private.Dhe në fakt, na e kanë marrë !U bënë vite që plazhet private apo ish hapsirat publike në gjithë bregdetin e Vlorës, nuk janë të vlonjatëve por të uzurpatorëve të zotë që kushedi se nga janë!Le të më kundërshtoi ndonjë vendalli nëse nuk është dakort ! Janë të atyre që me njëqintë e një mënyra që nga forca e gjer tek allishverishet e korrupsioni i kanë uzurpuar!Duke mos pyetur as për deklaratat ultimative të kryeministrit dhe as për procedurat e çuditëshme në e-albania !
Ah sa mall kemi për ato plazhet tona të herëshme.Plazhet tona të thjeshta, të lira, të bukura, të pastra.Plazhet tona të të gjthëve, me det për të gjithë e diell për të gjithë !
Plazhet e famëshme vlonjate , të ndara toponimisht po vlonjaçe në plazhi vjetër, plazhi skelës, plazhi i ri, te porta e parë e porta e dytë, tek plepat, tek zhavori, tek tyneli, tek zhironi etj etj… Plazhet tona ku mirëpriteshin të gjithë, ku luhej pafund pesëkatësh, futboll, volejboll, endboll, waterpol, bëhej not gjer tek bova dhe merrej kum po tek bova, ku të shijonte edhe një akullore frutash apo një arançatë kombinati, ku pitstopin e bëje me bukë, djathë e një domate dhe përsëri det, kum dhe një salltro tek moli gjer në perëndim! Dhe e nesërmja po ashtu, dhe java po ashtu, si edhe gjithë Korriku e Gushti po ashtunnon stop, në det, në diell, në plazhet tona vlonjate! Po sot? Ah, sot.Nuk na lë as egoja ne vlonjatëve, kur na pyesin se pse nuk shkojmë në plazh? I përgjigjemi me atë zhargonin tonë :Po pse ore jabanxhinjë jemi ne, që të vemi në plazh?