Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Gjermania, teksa shoqëron në një vizitë zyrtare kryeministrin Edi Rama, i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës. Balla në një intervistë pohoi se gjatë kësaj vizite delegacioni shqiptar është pritur në një takim me rëndësi me përfaqësues të Bundestagut si dhe me përfaqësues të kompanive me shumë rëndësi. Ai mes ironisë i sugjeroi opozitës që të qetësojë shpirtrat e trazuar.
Mes të tjerash Balla tha se në 25 prill Partia Socialiste do të sigurojë mandatin e katërt, madje do të sigurojë më shumë se 74 mandate.