Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ekziston ndonjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës (Republika Srpska). Kështu ka deklaruar sot në Sarajevë zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer. I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë kishte për qëllim mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike. Kosova është shtet dhe kemi raporte diplomatike me të. Sa i përket Republikës Serbe të Bosnjës, korniza për të ardhmen politike është vënë me marrëveshjen paqësore të Daytonit dhe fjala është për të ardhmen e Bosnjës si shtet i pavarur me integritet territorial të pacenueshëm. Ajo e ardhme është më e mira për të gjithë në Bosnjë. Do të dëshironim shumë që të kishim marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së. Normalizimi ekonomik do të duhej ta mundësonte edhe normalizimin politik të raporteve. Isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me Lajçakun, Vuçiçin dhe Hotin. Iu thashë se SHBA-ja e mbështet procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe nuk do ta përfshija fare Bosnjën në procese të tilla. Ajo që po ndodh me Republikën Serbe të Bosnjës është çështje e brendshme e Bosnjës dhe ky është qëndrim edhe i Vuçiçit, ka thënë Palmer.
Palmer: S’ka paralele mes Kosovës dhe Republikës Srpska
Mila: Kuvendi është kthyer në arenë të keqe për gratë. Reagimet e mia të...
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar tensionet e krijuara gjatë seancës së sotme maratonë në Parlament pas përplasjeve të forta mes mazhorancës...
Çuni i Fahriut në rolin e ‘të fortit’
Çuni i Fahriut, Balliu Junior, u shfaq këtë seancë plenare si asnjëherë më parë.
Ai na njohu anën e tij të të fortit.
Më parë këtë...
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës dhe...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me një video që po qarkullon në rrjet dhe që është bërë virale, ku përfshihet një...
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Arakçi, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të përballet me një pushtim të mundshëm tokësor nga Shtetet...
‘Bëhet fjalë për një numër telefonik në BE’, Taulant Balla: Ndjesë zonjës Vokshi nëse...
Pas debatit me deputetin Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS, në fjalën e tij ka sqaruar...
Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit
Nga Mero Baze/
Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit...
Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026
Dashi
Atmosfera është plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe do...
Rama dënon sulmet e Iranit në Azerbajxhan: Regjimi i Ajatollahëve është satanik
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me dronë të Iranit ndaj territorit të Azerbajxhanit, duke e cilësuar atë një akt të rëndë agresioni ndaj...
“Hamiti e vendosi vetë fituesin” – gazetari: Vetëm një arbitër nallban e jep atë...
Gazetari sportiv Fatjon Baze ishte i ftuar në emisionin “KUBI Sportiv”, që transmetohet në Euronews, ku foli për çështjen më të komentuar të momentit,...
Në hijen e luftës: Si konflikti në Iran teston stabilitetin e Ballkanit
Nga Erlis Hereni/
Konfliktet moderne nuk nisin më me ushtri të dislokuara. “Si në filma”, ato mund të marrin jetë nga një dokument i shkarkuar...




















