Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali së bashku me kryefamiljarin e familjes Bodlli inspektuan punimet për ndërtimin e shtëpisë së re e cila u dëmtua prej tërmetit të 26 nëntorit. Krali theksoi se më herët kësaj familjeje iu premtua që banesa do t’i ndërtohej nga e para, për shkak të dëmtimeve të rënda prej tërmetit. Krali ka njoftuar se ekipet e punonjësve janë në çdo kantier ku po marrin jetë banesat e rindërtuara, punime të cilat po vijojnë me ritme të shpejta duke ruajtur standardet më të mira.
“Rrahmanin e ftuam të ishte krah nesh, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e shtëpisë së tij të re”, u shpreh Krali. Nata tragjike e 26 nëntorit e la familjen Bodlli me 6 anëtarë, pa një strehë mbi kokë. “Emocioni dhe gëzimi i sinqertë i Rrahmanit, është ai që duam të shikojmë në sytë e çdo familje që ngeli pa shtëpi nga tërmetet e vitit të kaluar
Ndaj dhe ekipet në çdo kantier ku po marrin jetë banesat e rindërtuara janë porositur që të punojmë me ritme të shpejta dhe duke ruajtur standardet më të mira”, u shpreh kryetari i bashkisë së Kavajës.