Në orët e para të ditës së sotme Greqia u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës riter. Epiqendra ishte 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos. Tërmeti u regjistrua gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë. Një kamera ka regjistruar momentin e lëkundjes nga tërmeti në një kishë në orën 01:50. Në ditët e fundit në Greqi janë regjistruar disa lëkundje, por mediat e vendit fqinj theksojnë se nuk ka pasur dëme materiale.
Rreth tre orë pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.4 të regjistruar në Greqi një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit të së dielës 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos. Ai është ndjerë në manastire, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë ndërkohë që Mali Athos po kremtonte sipas kalendarit të vjetër.