Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërkohë në këtë artikull mund të lexoni mbi anën e errët të çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde. A e dinit se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë maniakë të pasurive të patundshme? Mësoni më shumë rreth vetes dhe të tjerëve në këtë përmbledhje.
Dashi Dashi, i papjekur! Shenja më e nxituar e horoskopit, Dashi është aq impulsiv sa që shpesh merr vendime pa u menduar mirë. Nëse ai vendos diçka do ta bëjë edhe sikur më vonë do të pendohet. Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithmonë të shqetësuar, kapriçiozë dhe kërkojnë të shtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë që të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë. Mëkati më i preferuar që kanë është zemërimi.
Demi Demi, kokëfortë si dreqi! Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra një ide edhe kur nuk ka të drejtë dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem nuk dëshiron ta dijë sa energji harxhon, dëshiron vetëm të vërtetojë se ideja e tij do të jetë e duhura dhe do të ketë sukses. Nga njëra anë janë të sigurt, solidë dhe të besueshëm. Por të përkthyer nga ana tjetër e zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të magjepsur pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala ndryshim dhe përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të kësaj shenje. Mëkati i preferuar është lakmia.
Binjakët Binjakët, arrogantë! Me aq shumë personalitete që ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve, arrogantin. Binjakët kanë interes për shumë fusha, por që nuk i përshtaten dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe janë të prirë për të qenë mburravecë. Për të shtuar faktin që në shumicën e rasteve nuk janë aty për të të ndihmuar. Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulues dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe më pas t’i shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë. Mëkati i preferuar: të marrin më shumë se sa u takon.
Gaforrja Gaforrja, shumë acaruese! Gaforrja e ndjeshme, qaramane mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës për ta mbajtur pranë vetes. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar. Kjo shenjë egoiste thjesht nuk mund t’i kapërcejë dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe në formën e shakasë. Të zemëruar, të ndjeshëm, nuk besojnë tek asnjë dhe tek asgjë. Mëkati i tyre i preferuar është dembelizmi.
Luani Luani, i çmendur për vëmendje! Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet por kur fillojnë të tregojnë vendin se kush është luani dhe kush macja, fillojnë të bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan pranë. Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë arrogantë, egoistë dhe kanë një nevojë të ndihen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre dhe janë të dhënë për krijimin e aleancave sesa shoqëri të vërtetë. Mëkati i preferuar është krenaria.
Virgjëresha Virgjëresha, shumë gjykuese! Mund të mos e japë veten por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët te koka. Një Virgjëreshë ka standarde të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë një sjellje të përsosur në shoqëri, por kjo përsosmëri bie poshtë me gjykimin e tyre gjatë gjithë kohës. Pesimistë dhe të kapur shumë pas detajeve në çdo gjë që ndodh rreth tyre. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje edhe kur e kuptojnë që janë gabim, vështirë se e pranojnë. Mëkati i preferuar është kotësia.
Peshorja Peshorja, lëpirëse! Peshorja thjesht nuk e prish dot me askënd. Përpiqet gjatë gjithë kohës të ruajë baraspeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e saj për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. E kanë të vështirë të marrin një vendim dhe të gjejnë një rrugë të mesme për çdo gjë. Ndonjëherë djallëzore dhe shpeshherë të ndryshëm, kapriçozë dhe kundërshtues. Mëkati i preferuar është lakmia dhe përtacia.
Akrepi Akrepi, manipulues! Akrepi ka shumë gjëra për të thënë për këtë aspekt, por fakti që është manipulues i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan edhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si një akrep. Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është që janë shumë materialistë. Mëkati i tyre i preferuar është lakmia për pushtet dhe para.
Shigjetari Shigjetari, vulgarë! Një Shigjetar mund të jetë një njeri i hapur me të tjerët, por gjithmonë mendon se ka të drejtë. Nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend. Vulgarë, posesivë, impulsivë që nuk ndalen para asgjëje. Mëkati i preferuar është vjedhja dhe lakmia për ata që janë dominues.
Bricjapi Bricjapi, interesxhi! Shpesh arrogant, kokëfortë dhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është në gjendje që të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të dëshmojë të kundërtën. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do të bëjë gjithçka që të të zhdukë. Koprracë dhe të këqij, nuk falin asgjë dhe kanë një durim mendor deri në kokëfortësi. Tepër ambiciozë dhe që bëjnë gjithçka për të ruajtur statusin e tyre të lartë social. Mëkati i preferuar është lakmia.
Ujori Ujori, të paqëndrueshëm! Vërtet është një shenjë që mbahet për zgjuarsinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor që të jetë gjykues i jashtëzakonshëm. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i më të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër. Duke qenë kaq arrogant, mund të kthehet në një qenie të urryeshme. Askush s’mund të durojë dikë që vetëm ankohet për injorancën e të gjithëve. Vëzhgues të painteresuar të gjendjes njerëzore, të paaftë për të reaguar me spontanitet, antipatikë dhe manipulues, të aftë për të fshehur anët e tyre të errëta. Mëkati i preferuar janë përtacia dhe krenaria.
Peshqit Peshqit, njerëz pa shtyllë kurrizore! E keni parasysh shprehjen mos u bëj peshk? Epo peshqit kanë lindur të tillë. Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë ku i dërgon rryma. Aq ëndërrimtarë dhe kërkues sa janë, aq janë dhe të dobët përpara të tjerëve. Preferojnë më mirë që të ikin sesa t’i thonë gjërat në sy. Njohës të mirë të artit manipulues, xhelozë joracionalë dhe e kanë të vështirë t’i shohin të tjerët sipër tyre. Gjithmonë të zgjuar për t’i kthyer gjërat në favor të tyre dhe gjithmonë dalin pa dëme nga një situatë e vështirë. Mëkati i preferuar është zilia.