Mediat serbe kanë shkruar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës në Tiranë. Mes të tjerash, Rama tha se në javët në vijim do të vizitojë Kosovën për të konkretizuar marrëveshjen që do të kthejë portin e Durrësit në një doganë të përbashkët. Kjo deklaratë është bërë shkas që të cilësohet si provokim nga mediat serbe.
Gazeta serbe “Blic.rs”, shkruan se Edi Rama provokon sërish, pasi ka thënë se porti i Durrësit do të jetë porti i Kosovës. Më tej ajo shkruan se delegacioni i Prishtinës u mirëprit në Shqipëri me nderimet më të mëdha, por ai nuk përfshiu ministrat nga Lista Serbe, Goran Rakić dhe Dalibor Jevtić.