Partia Demokratike thotë se për qytetarët që duan të hyjnë apo të dalin nga Tirana, me mbylljen e Sheshit Shqiponja sot, fillon t m erri i vërtetë. Dorjan Teliti nga PD, i kthehet dhe aferës së Unazës së re dhe shkruan se ajo u mbyll me vetëm një të dë nuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.
“Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tm erri i vërtetë i trafikut. Tm erri i trafikut i shtohet historisë m af i oze të korru psionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.
Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare. Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dra mën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos. Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dë nuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para”, shkruan Teliti.
Kujtojmë se PD e mbajti ” Unazën e Madhe” të bllokuar për rreth tre vite me rradhë duke përdorur banorët e Astirit dhe militantët e partisë.