Prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih të Gjermanisë ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Europa Park.

Në fjalën e tij para të pranishmëve numri një i qeverisë shqiptare u shpreh se mjaft kompani gjermane kanë investuar në Shqipëri dhe bëri thirrje që kompani të tjera ta shohin vendin tonë si mundësi e mirë për të investuar për arsye se mjedisi në Shqipëri është mjaft i mirë. (Lexo.al)