Pak ditë më parë të gjithë u befasuan nga largimi i Rezart Veleshnjës në emisionin “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën. U përfol se mes tij dhe moderatores ka pasur një debat, që ka vazhduar me largimin e aktorit nga roli i kapitenit në emisionin argëtues.
Sot aktori ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram më saktësisht në Instastory duke u shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Ai tregoi se arsyeja që ai u largua ishte koha, sepse ishte shumë i zënë. Në një postim tjetër, Rezi ka publikuar një portret të Luanës duke treguar se mes tyre gjërat shkojnë shumë mirë. Kujtojmë se vendin e Rezit në emision e zuri aktori Irgen Çela i njohur si “ Xhoda”.