Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë me homologun e saj izraelit Gabriel Ashkenazi.

Homologu izraelit e ka ftuar Haradinajn ta vizitojë Izraelin.

“Pranova ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, ka thënë ministrja.

Haradinaj-Stublla ka thënë se diskutimi me diplomatin izraelit ka qenë për përkushtimin e plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me interes të përbashkët.

“E sigurova homologun tim izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I konfirmova Z. Ashkenazi edhe qëllimin tonë për të hapur Ambasadën tonë në Jeruzalem”, ka thënë ajo.