Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në përvjetorin e 21-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se subjekti politik që drejton i ka prirë proceseve më të rëndësishme të vendit dhe ka luajtur një rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin nga e para të institucioneve shtetërore. Veseli ka shkruar në Facebook se PDK vazhdon të kontribuojë për vendin si parti opozitare shembullore, konstruktive që ngre lartë zërin për interesat e qytetarëve dhe vë para përgjegjësisë e kërkon llogari nga qeveria, në mënyrë që ajo të përmbushë siç duhet detyrat e saj. Ndërkaq partia jonë vazhdon reformat e saja të brendshme që së shpejti do ta rikthejnë fitimtare në garat e ardhshme zgjedhore. Kam nderin dhe kënaqësinë që të uroj përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo ku ndodhen. Në këtë ditë të shënuar, urime të veçanta i dërgoj themeluesve të partisë, të cilët hodhën hapat e parë të kësaj organizate politike në kushte shumë të vështira. Po ashtu përulem me mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në sukseset e partisë sonë, por që sot nuk janë më mes nesh. Padyshim nderimet më të mëdha i takojnë qytetarëve të Kosovës, që i kanë besuar partisë sonë dhe që vazhdojnë ta shikojnë atë si garanci të konsolidimit të pavarësisë, të zhvillimit të ekonomisë e demokracisë si dhe të orientimit Euro-Atlantik të Kosovës, ka shkruar Veseli.
Urimi i Kadri Veselit për 21 vjetorin e PDK
“U prehshin në paqe” – Taulant Balla mesazh për familjen shqiptare që humbi jetën...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas tragjedisë që i mori jetën...
Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit...
Uashington - Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje...
PROKURORIA E DURRËSIT merr zyrtarisht në hetim përmbytjet, sekuestron dokumentacionet e bashkisë
Prokuroria e Durrësit këtë të enjte ka marrë vendimin ka sekuestruar dokumentacionin e projektit për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve në...
Kumbaro : 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKShI) ka hapur thirrjet për projekte të kërkimit shkencor në Programet Kombëtare dhe Ndërkombëtare për vitin 2026.
Në...
Franc Kafka kthehet nga vdekja të shkruajë “Procesin 2”
Nga Hermes Kafexhiu
Franc Kafka do të ishte sot një shkrimtar i panevojshëm. Realiteti shqiptar e ka tejkaluar fantazinë e tij me një lehtësi shqetësuese....
Rrënimi moral i një sistemi
Kur sistemi i drejtësisë nuk vepron për të dhënë drejtësi, por për të krijuar privilegje për shtresën e saj të veçantë sunduese, shteti i...
Data 5 shkurt sjell fillime të reja për këto shenja horoskopi
Duke filluar nga 5 shkurti, tre shenja horoskopi hyjnë në një epokë të re plot mundësi dhe ndryshime që do të ndikojnë për mirë...
“Altin Dumani është në rrezik real”/ Deklarata e fortë e gazetares: Garda nuk ka...
Gazetarja Denada Jushi tha në një intervistë se ka të dhëna se ish-kreu i SPAK Altin Dumani është e rrezikuar për shkak të detyrës...
Drejt Derbit të Madonninës, Inter e Milan, në muajin vendimtar për titullin
Milani i gëzohet vendit të dytë dhe…kalendarit. Pas fitores së pastër 3-0 në fushën e Bolognas, skuadra e Massimiliano Allegrit ka një javë pushim...
‘Duam drejtësi’, banorët e Velipojës zhvendosin protestën kundër resortit në Velipojë pranë SPAK-ut
Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës e kanë zhvendosur para SPAK protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. Një...




















