Ambasadorja e re e Francës në vendin tonë, Elisabeth Barsacq, ditën e sotme nga Elbasani teksa ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE ka thënë se vendi ynë nuk ka bërë hapa pas por ka ende kushte për të plotësuar. Prerazi ajo ka deklaruar se hapja e negociatave nuk varet nga Franca por nga Shqipëria dhe se sa ajo bën para në kushtet që i janë vendosur.

“Tani jemi në një periudhë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në mars të këtij viti këshilli europian vendosur që negociatat me shqipërinë do të hapen. Ajo që po bëjmë tani është se po shohim si do të negociohet në të ardhmen. Nuk ka hapa prapa sepse ne jemi gjithmonë të mendimit se duhet të hapen negociatat. Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar. Siç janë shteti i së drejtës lu fta kundër korrupsionit janë kushte që sdua ti përmend me rradhë sepse janë thënë.

Kjo nuk varet as nga Franca Kroacia apo Polonia por nga Shqipëria. Kjo është situata sa i përket marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve ne kemi një lajm shumë të mirë, të ardhjes në Shqipëri të agjencisë franceze të zhvillimit e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte me Shqipërinë. Të gjitha këto i bëjmë së bashku me vende të tjera të BE, sepse duhet ta dini se Be është partneri nr 1 i Shqipërisë sa i përket ndihmës publike. BE është partneri nr 1 i Shqipërisë para çdo partneriteti tjetër. Kjo është krej normale sepse shqipëria është një vend europian.

Ky është një proces pune që po zhvillohet dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e BE. Puna ime këtu dhe e të gjithë ambasadorëve të Be në Shqipëri është të punojmë se bashku përtë ndihmuar Shqipërinë tja arrijë qëllimit”, tha ajo.