12 Nëntor- Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge po viziton Shqipërinë me ftesë të minstres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.Gjatë takimit bilateral ministrja Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH përgatitjet dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për përballimin e situatës si dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të mbështetur ekipet mjekësore me bonusin special dhe rritjen 40% të pagave.
Dr. Kluge u shpreh i impresionuar nga përgatitja e shpejtë e Shqipërisë me planet strategjike per përballimin e epidemisë. Ai vlerësoi rritjen e pagave 40% duke e konsideruar mbështetjen e mjekëve si shumë të rëndësishme.
“Keni vepruar shumë shpejt dhe me kurajo dhe jeni ndër vendet e para që keni ndjekur një plan veprimi për përballimin e situatës”, tha Kluge.