Milaim Bellanica është njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin ç njerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ush tria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit. Por, ndryshe nga të tjerët, Milaimi mori guximin që të xhironte ngjarjen ma ka bre me shpresën se në të ardhmen do të përdorën kundër Serbisë. Gjatë marsit të 99-ës, me kamerën e tij arriti t’i xhirojë 30 vi kti ma të djegura e m asa kr u ara në pesë lokacione të ndryshe të fshatit, poashtu dëshmi të ush tarëve që tregonin se synonin që në Krushë të Madhe të shkaktonin 500 vi k t im a. Por, këto xhirime asnjëherë nuk përfunduan aty ku duhet.

Gjatë qëndrimit në Kukës, një ekip i rrjetit televiziv britanik, BBC-së kishin rënë në kontakt me të, ku kishin transmetuar vetëm 2 minuta nga xhirimet. Si rrjedhojë, atë e kishte takuar Lulëzim Basha i cili i kishte kërkuar materialin. Ai tregon se pas luf tës është takuar vetëm një herë me të me qëllimin e vetëm që t’i siguronte dëshmitë. “Lulzim Basha u prezantua si punëtor i gjyqit të Hagës. Dhe tha se këto dëshmi më mirë ruhen tek ne, sesa t’i mbash ti. Unë atë besim e kisha se ata vërtetë e ruajnë më mirë. Nuk e kam ditur se ai ka me e manipulu” – thotë Milaimi.

Krusha e Madhe mbetet një ndër vendet ku for cat ushtarake dhe par am ilitare serbe kryen një prej ma sa kra ve më të mëdha gjatë luf tës. Në këtë m as ak ër ma ka bre u vr a në 243 persona, prej të cilëve 63 personave ende nuk u janë gjetur trupat.