Sulmuesi i Real Madridit, Isco, po mendon që të largohet nga skuadra spanjolle. Ai nuk është aspak i lumtur në Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk e preferon më si titullar, ndërsa si zëvendësues e fut shumë vonë.

Isco dëshiron të kalojë në Premier League dhe të bashkohet me trajnerin Carlo Ancelottin. Mesfushori me tipare të avancuara dëshiron të ndjekë gjurmë e James Rodriguez që duket i rilindur në Angli.

Trajneri italian ka shumë simpati për futbollistin dhe dëshiron që ta ketë në skuadër. Isco dhe James kanë të njëjtat tipare dhe mund të jetë problemi i vetëm për numrin një të stolit.