Burimi Corriere della Sera/

23,542 njerëz u infektuan me Covid-19 dhe 218 të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit në Gjermani. Incidenca është e barabartë me 140 infeksione të reja për 100.000 banorë gjatë kësaj jave, në krahasim me 125 që ishte javën e shkuar. Shkalla e infektimit, mbetet në vlerat nën 1, saktësisht 0.9. Pvarësisht bllokimit të butë në fuqi që nga fillimi i nëntorit, “numri i rasteve dhe madje ai i vde kjeve janë të destinuara të rriten”, thotë drejtori i Institutit Robert Koch, Lothar Ëieler, i cili paralajmëron se në zona të caktuara virusi po përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Diçka ka ndryshuar në Gjermani, e cila nga vala e parë e pandemisë tregoi në të gjithë botën një model strategjie mjaft efektive kundër Covid-19. Një kombinim i testeve masive, kushteve spitalore dhe fleksibilitetit të qeverisjes bëri të mundur që deri në fund të majit, të shmangte 180,000 raste dhe pak më shumë se 8,500 vde kje. Por si kudo në Evropë dhe në botë, iluzioni zgjati vetëm një sezon. Dhe gjermanët që u kthyen në Gjermani nga pushimet treguan se ishin shkaktari kryesor i valës së re, informon dritare.net.

Pse Gjermania ka më pak vdekje nga koronavirusi? Tre sekretet e modelit. Në disa javë, rritja eksponenciale e infeksioneve shkaktoi fr ikë për më të keqen: kola psi në spitale dhe shpërthime të pakontrolluara. Më 15 tetor, u shënua një rekord i rasteve të reja që prej prillit, me 6,294 të infektuar të rinj. Për dhjetë ditë shkoi në 14,700 dhe për herë të parë tejkaloi 20,000 raste në 6 nëntor.Numri i vde kjeve është rritur gjithashtu në mbi 200 në ditë. Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar 751,000 raste me koronavirus, të barabartë me rreth 8,600 për çdo milionë banorë. Janë shënuar 12.200 viktima, domethënë 140 për një milion banorë dhe në këtë rast Gjermania është midis vendit të 65 dhe 70 në botë.
“Situata është serioze”, është fjala e kancelares Angela Merkel që nuk lodhet kurrë ta përsërisë. Ajo u ka bërë thirrje të vazhdueshme gjermanëve, të jenë të kujdesshëm sepse dimri do të jetë i vështirë.

Megjithatë Lothar Ëieler thotë se ai është optimist. “Situata është vërtetë serioze, por ne nuk jemi të pafuqishëm. Në fakt, në ditët e fundit ka pasur një ngadalësim në valën e kurbës. Por e dhëna më interesante, e cila e bën Gjermaninë një rast të veçantë, është ajo e vdekjeve: të paktën sipas shifrave zyrtare, ka shumë pak vdeje në Gjermani, krahasuar me vendet e tjera.”

Pse Gjermania ka më pak vdekje nga koronavirusi? Tre sekretet e modelit

Nëse ka, cili është sekreti i Gjermanisë përballë pandemisë?

Testet. Gjermania ishte me fat që u godit nga pandemia me një vonesë prej një muaji, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, si Italia. Gjë që e lejoi atë të përgatiste terrenin dhe të mësonte nga gabimet. Testim dhe gjurmim, dy pikat e forta të Gjermanisë, në fillimin e pandemisë. Kjo bëri të mundur identifikimin e të infektuarve në një fazë akoma jo të avancuar të sëmundjes dhe trajtimin e tyre në kohë. Në fillim të tetorit, tamponët ishin mbi një milionë në javë, ndërsa sot 1.6 milion. Sistemi spitalor dhe kujdesi intensiv. Ka 1,925 spitale në Gjermani, me afërsisht 500,000 shtretër. Numrat e kujdesit intensiv, të cilat në fillim të pandemisë numëronin 28,000, tani janë rreth 40,000, nga të cilat 30,000 me aparat respirator informon dritare.net. Aktualisht janë 3,300 pacientë në kujdes intensiv në 16 Lande. Sidoqoftë, ka një mungesë personeli, veçanërisht në disa zona, si në Berlin.

Gjurmuesit. Në maj ishin 17,000 njerëz që punonin në terren për të gjurmuar kontaktet e rasteve pozitive me kovid, në Gjermani. Në gusht 22,900. Megjithatë, shpër thimi i valës së dytë i befasoi ata dhe në tetor ata nuk mund të ndiqnin më rastet e reja. Vetë kancelarja dha alarmin: “Numrat janë shumë të lartë”. Bllokimi i dytë. “Ne nuk po bëjmë aq sa duhet për ta mbajtur larg të keqen”, ishte fjala e Merkel, që parapriu një bllokim të dytë, ndonëse më të butë. Deri në fund të muajit, parashikohet mbyllja e bareve, restoranteve, palestrave, pishinave, teatrove, kinemave, qendrave të bukurisë dhe bordellove në të gjithë vendin, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona, të cilat duhet t’i përkasin maksimumi 2 familjeve. Gjithashtu qeveria, ka hartuar një sërë masash ekonomike, në favor të gjermanëve që do t’i ndihmojë ata, ndërkohë që shumë prej bizneseve qëndrojnë mbyllur.

Faktori Merkel. Qetësia e Angela Merkel ishte thelbësore. “Nuk ka gjasë të rihapim restorantet më 1 dhjetor” tha ajo dhe 75% e gjermanëve i miratojnë masat e saj. Ndërgjegjësimi i gjermanëve, kultura e konsensusit ka bërë pjesën e saj. Merkel nuk dëshiron por nëse ajo vendos të kandidojë për herë të pestë, me siguri gjermanët do ta duan sërish.