Kryeministri Edi Rama është shprehur ashpër ndaj opozitës duke thënë se dezinformon dhe fabrikon realitetin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Rama tha se spitalet nuk janë në kolaps.
“Të përdorin maskën e trurit për ta mbrojtur nga toksinat që përhapen në mënyrë intensive që përhapen nga fabrikime, sajesa e shpifje se fatkeqësisht në këtë luftë Shqipëria ka një specifikë që është zor ta ndeshësh në ndonjë vend tjetër, se ka një nga opozita, ajo jashtëparlamentarja që për fat të keq edhe një herë në 100 vjet kur bie një sëmundje, mbi tërë botën dhe prek edhe popullin e Shqipërisë nuk gjen arsye dhe forcë morale për t’u bashkuar me shumicën, jo me qeverinë dhe për të luajtur një rol njerëzor dhe konstruktiv, jo duke hequr dorë nga kritikat, jo duke hequr dorë nga detyra për nxitur e qeverinë në drejtimin e duhur, por duke mos bërë krimin e dezinformimit dhe fabrikimit të një realiteti që nuk është realiteti i sotëm i spitaleve tona dhe sistemit tonë të mbrojtjes përballë këtij armiku të padukshëm. Është kr iminale tu thuash shqiptarëve që spitalet janë në kolaps sepse mund të ishim, por nuk janë. Mund të ishin siç janë në disa zona brenda kufijve të shteteve të fuqishme të botës. Që të sëmurët dergjen dyshemeve, nuk është e vërtetë. Mund të kishte ndodhur siç ka ndodhur në spitale të Lombardisë”, tha Rama.