Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha mbi fshehjen e viktimave prej Covid 19, kryeministri Edi Rama pritet që t’ u drejtohet qytetarëve këtë të shtunë me një mesazh.

Lajmin e bën të ditur vetë kreu i ekzekutivit përems një njoftimi në llogarinë e tij në “Facebook” ku shkruan se: Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë. (Lexo.al)