Spitalet në Itali po zhyten një nga një në kolaps nga dyndja e papërballueshme e pacientëve me COVID-19. Mediat vendase kanë publikuar rastin e spitalit San Camilo të Romës, atje ku disa pacientë dëshmojnë se kanë qëndruar deri 12 ditë, korridoreve të spitalit pa marrë asnjë shërbim. Një pacient 58-vjeçar thotë për të përditshmen La Repubblica se për 12 ditë ka qëndruar në urgjencë në pritje që të lirohej ndonjë shtrat. Ato i konsideron si ditët më të këqija të jetës së tij. Edhe ushqimin ua jepnin me vështirësi pasi ndihmësit ngurronin të hynin në sallat e urgjencës nga frika e infektimit.
Pamjet tregojnë qartë situatën brenda spitalit ku pacientët shtrihen edhe në pllakat e ftohta të dyshemesë. Shtypi shkruan se ka pasur edhe raste dhune fizike mes pacientëve. Kaosi arrin deri atje sa persona të dro gu ar që kanë pasur nevojë për ndihmë urgjente u kanë vjedhur ushqimin pacientëve me COVID-19. Rajoni i Lacios, ende ndodhet në zonën e verdhë, ashtu si shumë rajone të tjera ku kapacitetet spitalore janë ezauruar. Qeveria Conte pritet të vendosë këtë të enjte për zgjerimin e hartës së zonave të kuqe të karantinës, ku aktualisht ndodhen vetëm 4 rajone. 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 33 mijë infektime të reja e 623 vi k t i m a. Raporti i vd e kj e ve me valën e parë të pandemisë megjithatë, është rreth 9 herë më i ulët.