Kufizime të tilla si karantina nuk kontribuojnë në mënyrë domethënëse në reduktimin e transmetimit të COVID-19 në kontekstin e udhëtimeve. Për këtë arsye Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc) dhe Agjencia Europiane e Sigurisë së Fluturimit (Easa) në udhëzimet e tyre, të marra nga strategjia e Komisionit, nuk rekomandojnë karantinë dhe teste në kuadrin e udhëtimeve në vendet me të njëjtën situatë epidemiologjike.
Gjithashtu një zëdhënës i ekzekutivit europian në përgjigje të një pyetjeje mbi masat e fundit të Italisë theksoi se nuk dëshironte të komentonte iniciativat italiane, por të fliste në përgjithësi.