Të gjitha dedikimet e Bes Kallakut për partneren e tij, Xhensila Myrtezajn, përmbajnë doza humori brenda tyre. Aktori nuk i lë asnjëherë mënjanë batutat as kur i shpreh dashurinë personave të zemrës.
Kvshtu ka bërë sërish sot me gjysmën e tij, Xhensilën, teksa ka publikuar një foto të tyren super të ëmbël. Poza është shkrepur gjatë festës së ditëlindjes së Besit disa ditë më parë, ku tema kryesore ishte ‘fshati’. Për këtë arsye, aktori e ka quajtur këngëtaren “Katunarja ime”. Mirëpo, fjalët që pasojnë janë më të ëmblat!
“Si e ka ajo konga, “katunarja ime”??? ? Dashurohu me Zotin, ai do të të dërgojë personin e duhur.”- shkruan Besi krahas postimit që na i shkriu zemrat.